image Mustafa: Taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Mustafa: Taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqt, deri sa Serbia të reflektoj karshi bllokadave që po ia bënë Kosovës.

“Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës, edhe në njohjet ndërkombëtare, edhe ç’njohjet, por edhe në çështjet të themi të përditshme siç është lëvizja e lirë e qytetarëve, transportit të mallrave dhe çështjet tjera që ne i kemi diskutuar në Bruksel. Janë arritur marrëveshje por Serbia nuk po i zbaton”, ka thënë Mustafa për Radion evropa e Lirë.

Edhe gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se tarifa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet lehtë.

“Unë mendoj që duhet të vlerësohet mirë çështja e tarifave. Tani nuk është mbetur vetëm çështje ekonomike po është bërë edhe çështje politike karshi levës e kushtëzimit dhe mos kushtëzimit të dialogut. Unë mendoj që ato tarifa nuk mund të hiqen lehtë dhe nuk duhet të hiqen lehtë, sepse ne nuk mund të heqim tarifat përderisa kemi probleme të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë. Sot qytetarët e Kosovës po presin nga katër orë ose pesë orë në kufij për shkak të masave që ka marr Serbia dhe trajtimit të padrejtë të kufizimit të lëvizjes, të masave jo tarifore që po i merr Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk ka bërë vërejtje edhe nuk ka bërë trysni te Serbia që të sillet ndryshe. Prandaj nuk mund të themi që ne po i heqim tarifat e ju vazhdoni dhe mbani gjashtë orë edhe dhjetë orë qytetarët tanë në kufij edhe merrni masa tjera jo tarifore. Kështu që është çështje mjaft komplekse e cila duhet të trajtohet mirë nga një qeveri e ardhshme e cila duhet të kushtëzohet me zbatimin e krejt marrëveshjeve që janë bërë me Serbinë edhe me sjelljen normale të Serbisë ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj lëvizjes së lirë të mallrave edhe të njerëzve, të themi në këtë hapësirë të Ballkanit perëndimor’, ka thënë ish kryeministri Mustafa për Zërin e Amerikës.