Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka zhvilluar një video-konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, ku u bisedua për situatën me Covid- 19 dhe përballjen me këtë pandemi.
Mustafa në këtë video-konferencë së bashku me Avdullah Hotin kanë folur me z.Andrey Kovatchev, z.David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller.
“Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.
Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Mustafa.
Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova është e bekuar që ka miq të tillë në Evropë, të cilët na qëndrojnë afër dhe do të na mbështesin për lehtësimin e integrimit evropian të Kosovës./ Gazeta Sinjali/