Sot pritet të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca pritet të fillojë në orën 11:00, megjithëse, sipas rregullave, gjithnjë është një vonesë prej 45 minutash.
Muaj më parë, Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa ishte arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar nën dyshimet për krime lufte. /Gazeta Sinjali/