image Mustafa: S'ka asnjë forcë që mund t'i mashtrojë shqiptarët

Kosovë

Mustafa: S’ka asnjë forcë që mund t’i mashtrojë shqiptarët

news image

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, thotë se shqiptarët e kanë provuar lirinë dhe se askush nuk mund t’i robërojë më, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund t’i mashtrojë shqiptarët.

“Shqiptarët e kanë provuar lirinë, nuk mundet askush me na robërue më, shqiptarët munden dhe dinë me u vu në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit kombtar. Në vitet e 90-ta, kur nuk shihej dritë, shqiptarët befasuan botën, u ngritën dhe fituan lirinë! Ska asnjë forcë, hiq asnjë që shqiptarët i mashtron, i copton apo i robëron”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Sinjali/