Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një reagimi në Facebook, e ka vlerësuar të gabuar mbështetjen që ia ka dhënë LVV-së për të lidhur koalicionin qeverisës.
Kryetari i LDK-së ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe njerëzit afër tij i ka quajtur papagaj.
Në kohën kur në Kosovë u shënua viktima e parë nga koronavirusi, Mustafa ka theksuar se para pesë ditësh ka dhënë idenë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme por shton se ideja e tij ‘u trajtua me konspiracion nga kryeministri Kurti’.
Postimi i tij i plotë: