Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se qëndrimet e kryeministrit Kurti nuk janë qëndrime të qeverisë dhe se Agim Veliu kishte të drejtë të jepte mendimin e tij për gjendjen e jashtëzakonshme pasi që qeveria nuk kishte ndonjë vendim që të mos shpallej gjendja e jashtëzakonshme.
“Kryeministri nuk është qeveria, kryeministri prezanton paraprakisht vendimin e qeverisë, pra qeveria nuk kishte vendim paraprakisht që të mos shpallej gjendja e jashtëzakonshme”, u shpreh Mustafa.
Mustafa gjithashtu deklaroi që dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është në duart e deputetëve.
“Në rast se shkon një dekret i tillë kuvend, është në duart e deputetëve, nuk ka pasur vendim të qeverisë. Nëse zoti Kurti e ndjen veten si sundimtar, ose si kryeministër absolut, që nuk e lejon askënd të mendojë ndryshe nga ai, atëhere kjo është cështje karakteri”, tha Mustafa në Rubikon./ Gazeta Sinjali/