image Mustafa pret që LDK të merr më shumë vota se sa që mori me Osmanin

Politikë

Mustafa pret që LDK të merr më shumë vota se sa që mori me Osmanin

news image

Kreu i Lidhjes Demokratike Kosovës, Isa Mustafa, tha se partia e tij është e hapur që partitë e vogla të bëhen pjesë e listës së saj zgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa thotë se listës së LDK-së mund t’i bashkëngjiten Partia Demokristiane dhe Aleanca Kosova e Re.

“Ne kemi vendosur që nuk do bëjmë koalicon. Ne jemi deklaruar të hapur për disa subjekte të vogla me të cilat kemi bashkëpunuar përpara edhe pse Partia Demokristiane ka bërë kryesisht koalicion me PDK, sa kohë ka qenë Thaçi kryetar. Por ajo është një Parti Konservatore dhe do ti pranojmë nëse ata bëhen pjesën e listës sonë. Nëse ata kërkojnë të kenë dy kandidatë do i shtijmë (në listë)“, tha Mustafa.

Me AKR-në, Mustafa thotë se LDK-në e lidh interesi për fushën e ekonomisë.

“Edhe me z.Pacolli kemi biseduar me këtë formë që të pranojnë një numër që ata do të propozojmë, që të jenë në listën tone. Ne kemi interes me ta në fushën e ekonomisë”, tha ai në Syri.net.

Ndërkaq, sa u përket mandateve, kreu i LDK-së tha se pret që ta kalojnë rezultatin e arritur me Vjosa Osmanin.

“Unë së paku mendoj mandatet që kemi pasur. Unë mendoj që mund ta kalojmë rezultatin me znj. Osmani. Por duhet të punojmë shumë sepse për një kohë të gjatë nuk kemi punuar me degët për shkak të pandemisë. Por ajo që më gëzon është që z. Hoti ka filluar të mbajë tubime ne terren dhe kemi një përgjigje shumë të madhe. Nëse Agim Veliu vjen si propozim i degës së Podujevës, pse jo”, tha Mustafa./Gazeta Sinjali/