image Mustafa: Pranimi i një statuti të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, krijon mundësi për strehimin e terroristëve

Politikë

Mustafa: Pranimi i një statuti të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, krijon mundësi për strehimin e terroristëve

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një polic.

Mustafa ka thënë se nëse Kosova e pranon një statut zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe, do të krijonte mundësi për strehimin e terroristëve në manastire.

“Dje doli diçka shumë e qartë në pah që ne e kemi ditë edhe më parë. Se pranimi i një statuti zyrtar të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, që nënkupton eksterritorialitetin, themi krijon mundësi të tilla, cili grup do terrorist të shkon edhe të futet në pronën e Manastireve dhe Kishave dhe pastaj institucionet e Kosovës më s’mund të bëjnë asgjë, sepse atyre me ligj dhe Kushtetutë iu sigurohet që në territorin e tyre s’mund të futet askush dhe ta kryejë funksionin e vet ligjor dhe funksionin e vet kushtetues. Kështu që në këtë aspekt, unë mendoj se përderisa nuk jemi fut me i pranu gjërat në pikëpamje të implementimit të tyre, ato ka nevojë të korrigjohen. Por po ashtu ka nevojë që të korrigjohet edhe marrëveshja në pikëpamje të objektivit të saj, sepse nuk mund të jetë objektiv i një marrëveshje të arritur me Serbinë vetëm çështjet e sigurisë dhe çështjet e paqes, por duhet të jetë objektiv njohja përfundimtare ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që më tutje të mos ketë asnjë formë dhe asnjë hapësirë të ndërhyrjes ose të interferimit të Serbisë në një pjesë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në Tëvë1.

Kujtojmë që grupi terrorist që sulmoi të dielën policinë e Kosovës ishin futur në Manastirn e Banjskës.

/GazetaSinjali/