Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë në pritje të ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të takohen për mandatarin.
Mustafa ka thënë se do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar ai.
Presidenti i vendit, Hashim Thaci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat konkret për formimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/