image Mustafa përkujton pranimin e Kosovës në UEFA - e quan titanike punën e Fadil Vokrrit

Futboll

Futboll/ Mustafa përkujton pranimin e Kosovës në UEFA – e quan titanike punën e Fadil Vokrrit

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka kujtuar pranimin e Kosovës në UEFA.

Ai tha se e gjitha kjo u arrit pas një pune titanike të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri dhe angazhimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, transmeton Gazeta Sinjali.

Mustafa shtoi se vendet që nuk e pranuan Kosovën si shtet, e pranuan organizatën sportive të Kosovës pjesë të familjes së madhe evropiane të futbollit.

Për më shumë lexojeni statusin e plotë të Isa Mustafës:

Sot mbushen katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA. Pas një pune titanike të gjigandit tonë të futbollit, Fadil Vokri, i cili sot nuk është në mesin tonë, por edhe të angazhimit të madh të Ministrit të atëhershëm të Kulturës, Sportit dhe Rinisë, z. Kujtim Shala, Kosova bëri hapat më të mëdhenj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sportit.
Vendet që akoma nuk e njohën Kosovën si shtet, pranuan organizatat sportive të Kosovës si pjesë të familjes evropiane dhe botërore, me flamurin shtetëror të Kosovës.

Në ditën e sotme, përgëzojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. IM

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2883191401747078?__xts__[0]=68.ARAEw7Ep0mJvPbVKzHwq0Ovlkpg_NlrZH_PfVjcpcCUbR3-a9ntihOmsCnuKMPVze1JXhqXDHruWkVgYham1A5EqGDFkoMTYfSBxEGicoz69c4ubbj8WwBYUvA1ou5Rum8KHxG2xiUzywKS7KkFSMeCryr8OznAynLVuYtlI_DLpbTzNMqTRPJL5aMHY0abst99NCJ7bPGk3-JAEsip2EiH4sgvI-Mukwz2yW5c1dknqUBxfcVwk6t_MALYuVqqWh6XXFiHMywpPe-i8oNbABK8Y5yztXM4pndsr2d6RKE0rPV3shPZ6oedReEv5skkWl-lInN5onwag86wm71Kp0xHbLg&__tn__=-R