image Mustafa përgjigjet nëse janë ndarë ministritë

Kosovë

Politikë/ Mustafa përgjigjet nëse janë ndarë ministritë

news image

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar Avudllah Hoti do të jetë emri i mandatarit që do të propozojnë për kryeministër të Kosovës nga koalcioni i partisë së tij me AAK-në, Nismën dhe AKR-në, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur nëse janë ndarë ministritë, Mustafa tha se për një gjë të tillë kanë pritur vendosjen e emrit të mandatarit për kryeministër.

“Ministritë nuk i kemi ndarë, sepse kemi pritë që ta kemi kandidatin i cili pastaj do të komunikojë me akterët, edhe me AAK-në, Nismën e AKR-në dhe akterët tjerë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në vend dhe të krijohet çelsi si të bëhet. Ne akoma nuk e kemi shumë të qartë se a do t’i mbajmë të gjitha ato ministri që i kemi pasë ose emrat që i kemi pasë. Unë mendoj që mund të bëjmë ndryshim të ministrive, sa i përket edhe njerëzve, po ashtu mbetet, sepse është detyrë e kandidatit tonë, pasi që ta verifikojë, konfirmojë Këshilli i Përgjithshëm që ai ta propozojë kabinetin me anëtarët që janë të LDK-së”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/