image Mustafa: Për të dalë nga kriza, duhet të heqim dorë nga ambiciet e tyre

Politikë

Mustafa: Për të dalë nga kriza, duhet të heqim dorë nga ambiciet e tyre

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se një ndër opsionet për të dalë nga kriza e tanishme politike është që liderët të heqin dorë nga ambiciet e tyre.

Mustafa tha se partitë duhet të merren vesh mes vete, sepse sipas tij, thellimi i krizës do të ishte edhe më i keq.

“Për të dalë nga kjo krizë duhet një konsensus i madh politik. E kemi ditur se qeveria nuk i ka numrat dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk do të jetë lehtë të gjendet zgjidhje edhe pas zgjedhjeve. Të heqim dorë nga ambiciet dhe të merremi vesh pasi vendi është në krizë dhe thellimi i krizës do të ishte më i keq”, tha ai në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/