Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për qëndrimet e Vjosa Osmanit në parti dhe pozitën e saj si kryeparlamentare.
Mustafa tha se në dispozitat e statutit të LDK-së, nuk mund të qëndroj dikush në parti i cili ka pozitë dhe kundërshton publikisht vendimet e partisë.
“Personat që kanë pozita në LDK, nuk mund të kundërshtojnë publikisht vendimet dhe qëndrimet e LDK-së, ata munden brenda të shprehen kundër, të votojnë kundër, mirëpo në momentin që merret vendimi nuk mund të dilet publikisht e të thuhet mos e votoni këtë”, është shprehur Mustafa.
Mustafa gjithashtu tha se LDK-ja, respekton statusin e kryetares së parlamentit si dhe do të vazhdojnë ta përkrahin në pozitën e saj.
“Ne duhet të respektojmë si LDK statusin e kryetares së parlamentit, çështjet tjera që i kemi, mospajtime të brendshme, a mundet të vazhdojë si nënkryetare e LDK-së, ajo e ka votën tonë edhe më tutje të jetë kryetare e parlamentit, në mënyrë që kryeministri të bashkëpunojë me të dhe në asnjë rast të mos ndikojë negativisht në punën e tij. Nuk është diskutuar një gjë e tillë, një takim që kemi pasur me kryetarët e degëve, ka pasur vërejtje se si po ndodhë që ne po ndahemi në dysh kështu”, tha ai ne Desku/ Gazeta Sinjali/