Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka kujtuar përvjetorin e vdekjes së babait të tij, Xhemajl Mustafës, që edhe pas 20 viteve ende mbetet enigmë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se mos-zbardhja e vrasjeve të atdhetarëve pasluftës dhe mos-dënimi i vrasësve dhe, mbi të gjitha sipas tij, urdhërdhënësve mbetet dështimi themeltar i sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga UNMIK-u e deri sot.
“Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe atentateve të panumërta, nuk mund të ketë drejtësi në këtë vend, e pa drejtësi, as liri të plotë”, shkroi ai.
Ndryshe, 20 vjet më parë është vrarë Xhemajl Mustafa, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa që nga ajo ditë akoma nuk është zbardhë vrasja e tij. /Gazeta Sinjali/