Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas letrës që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes të cilës i kërkonte që dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa u shpreh se SHBA po e përkrah Kosovën edhe në kohë fushate, pasi që ia njeh vlerat qeverisjes Hoti.
“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, shkroi ndër të tjera Mustafa në Facebook./Gazeta Sinjali/