image Mustafa për Kurtin: Ka ardhur disa herë në Prapashticë për të më lutur që të qeverisim bashkë

Politikë

Mustafa për Kurtin: Ka ardhur disa herë në Prapashticë për të më lutur që të qeverisim bashkë

news image

Ish-kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, video këto që akuzojnë partitë opozitare për shkatërrimin e shtetit, e keqpërdorim me terminalet doganore.

“Kurti disa herë ka ardhë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë për të më lutë me qeverisë bashkë. Nëse atëherë më ka cilësuar si zhvatës, keqpërdorues, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë dhe ka kërkuar që të qeverisim bashkë?”, ka thënë Mustafa në Kanal 10.

Më tej, Mustafa, ka deklaruar se djali që i është përmendur në videon e sotme të publikuar të LVV-së, ka qënë ai që e ka dërguar Kurtin në Prapashticë të takohet me Mustafën.

/GazetaSinjali/