image Mustafa për dialogun: Qeveria domosdoshmërisht duhet të komunikojë edhe me VV-në edhe me PDK-në

Politikë

Mustafa për dialogun: Qeveria domosdoshmërisht duhet të komunikojë edhe me VV-në edhe me PDK-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të komunikojë domosdoshmërisht edhe me opozitën për çështjen e dialogut.

“Qeveria domosdoshmërisht duhet të komunikojë me opozitën, edhe me PDK-në edhe me VV-në, duhet të gjej kanale që opozita të marrë pjesën e vet që i takon”, u shpreh Mustafa.

Mustafa gjithashtu thekosi se thirrja e kryeministrit Hoti e liderëve të opozitës për një takim, është e mirë.

“Unë e vërejta që Hoti ka bërë përpjekje që t’i ftojë, kjo është e mirë që është ftuar opozita nga Hoti për të diskutuar”, tha Mustafa.

Më tutje ai tha se është i gatshëm të ulet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për të diskutuar lidhur me dialogun.

“Unë jam i gatshëm në çdo moment të ulem me Kurtin për të diskutuar me Kurtin dhe të gjejmë një zgjidhje”, shtoi Mustafa./ Gazeta Sinjali/