image Mustafa pas takimit me Thaçin: 82 deputetë e rrëzuan qeverinë, mund ta ndryshojnë edhe Kushtetutën

Kosovë

Politikë/ Mustafa pas takimit me Thaçin: 82 deputetë e rrëzuan qeverinë, mund ta ndryshojnë edhe Kushtetutën

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë për një qeveri të re, duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, për formimin e saj nuk i përjashtoi ndryshimet kushtetuese, të cilat tha se mund të bëhen nga deputetët që votuan mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.

“Mocionin e mosbesimit e kan; votuar 82 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nënkupton që është shumica mbi dy të tretat e cila ka të drejtë edhe kushtetutën ta ndryshojë. Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese”, tha Mustafa para mediave, pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi.

Kreu i LDK-së tha se detyrë e qeverisë së re do të ishte angazhimi me kapacitete të plota në luftë kundër koronavirusit, për zhvillimin ekonomik dhe dialogun me Serbinë.

“Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në zotërimin e të gjitha aktiviteteve në luftë kundër virusit korona i cili virus tani po zgjerohet edhe në vendin tonë, sikurse në vendet e tjera. Të punojë në zhvillimin ekonomik sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të rëndë ekonomike, të papunësisë, ashtu siç po paralajmërohet se do të ballafaqohen edhe vendet e tjera. Por, ne jemi një vend i pazhvilluar dhe duhet të kemi kujdes të veçantë që t’i ndihmojmë bizneset dhe ta kapërcejmë këtë situate. Dhe po ashtu do të ballafaqohemi me nevojën e dialogut me Serbinë për çfarë duhet të jemi të përgatitur dhe duhet të kemi një shumicë e cila këtë dialog do ta përkrahte dhe pastaj përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa./Gazeta Sinjali/