image Mustafa paralajmëron Kurtin për Zajednicen: Deklaratat nuk iu bëjnë punë, duhet të veproni

Politikë

Mustafa paralajmëron Kurtin për Zajednicen: Deklaratat nuk iu bëjnë punë, duhet të veproni

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 nga ai me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe komentoi edhe qasjen e Albin Kurtit karshi kësaj teme.

Mustafa është shprehur se Vetëvendosje e Kurti duhet ta kuptojë se më nuk janë në opozitë. Madje, sipas tij do të detyrohen të veprojnë.

“Zotëri Kurti dhe VV e kanë kundërshtuar marrëveshjen për Zajednicen me të gjitha mjetet. Tani janë në pozitë, jo në opozitë, janë në një rol krejtësisht tjetër dhe me përgjegjësi tjera. Deklaratat nuk iu bëjnë punë, do të detyrohen të veprojnë, prandaj fjala është e tyre, jo e imja”, ka thënë Mustafa për InDoks.

Mustafa u shpreh se ligjin për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e gjeti kur u bë Kryeministër, prandaj edhe nëse nuk i ka pëlqyer, si kryeministër ka punuar që të zbatohet ligji.

“Asociacioni është një formë e bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe në çështjet e pushtetit lokal. Ky Asociacion i pazakontë sepse formohet mbi baza etnike. Poashtu, edhe pse Gjykata Kushtetuese është shprehur, se ky Asociacion duhet të jetë si asociacioni ekzistues, në fakt ai nuk është. Marrëveshja e ratifikuar me Ligj, thotë se ky asociacion do të ketë kontroll të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit lokal… Asociacioni ekzistues nuk e ka këtë kompetencë. Ndërkaq, Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i trete, ashtu siç është trumbetuar”, theksoi ai. /Gazeta Sinjali/