image Mustafa: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike

Politikë

Mustafa: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së kryesisë, ku zyrtarizoi kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër, ka bërë të ditur se janë të hapur për koalicion me çdo parti.

Mustafa ka thënë se është herët të flasë për një koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, duke theksuar se duhet komunikim i mirë dhe besim i ndërsjellë, të cilin, Mustafa tha se e theu Vetëvendosja.

“Unë nuk mund të deklarohem apo jo se pranimi për koalicion nuk varet prej vijave të kuqe, varet prej programeve, mënyrës së komunikimit, sepse neve na ka prishë koalicionin mungesa e një besimi të ndërsjellë, në të cilin ne kemi besuar shumë përpara në Vetëvendosjen. Jam shprehur se LDK duhet t’i heq vijat e kuqe sepse nuk kemi hapësirë në Kosovë të kemi vija të kuqe, jam i bindur që ato do t’i menjanojmë për të gjitha partitë që nesër do t’jenë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër, që është Enver Hoxhaj.

Ditë më parë, Nisma Socialdemokrate u deklarua se synojnë të garojnë në zgjedhje me Partinë Demokratike, siç u shpreh kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, “për interes të vendit”.

/Gazeta Sinjali/