image Mustafa: Hoti nuk ka pasur kundërkandidat, kryesia kanë votuar për të

Kosovë

Mustafa: Hoti nuk ka pasur kundërkandidat, kryesia kanë votuar për të

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur për emrin i cili do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Gazeta Sinjali merr vesh se LDK ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.

Kështu është vendosur në mbledhjen që Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një konference për media ka thënë se kemi vlerësuar qeverisjen e Hotit, prandaj edhe do të vazhdojë të jetë kandidat për kryeministër.

Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, se qeveria ka arritur suksesshëm të kthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar se qeveria ka qenë shumë e zellshme në luftën kundër pandemisë. Kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike është i mirë. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra si pasojë e mospunës së saj e si pasojë e përgjegjësisë së kësaj qeverie sepse qeveria nuk i zgjedhë deputetët dhe gjithë kjo ka ndodhur jo me fatin e qeverisë. Hoti do të vazhdojë të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër”, ka thënë në prezantimin e kandidaturës së Hotit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, e gjithë kryesia e ka përkrahur Hotin si kandidat për kryeministër.

Kujtojmë se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër, që është Enver Hoxhaj.

Ditë më parë, Nisma Socialdemokrate u deklarua se synojnë të garojnë në zgjedhje me Partinë Demokratike, siç u shpreh kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, “për interes të vendit”.

/GazetaSinjali/