image Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat dhe zv.ministrat e LDK-së, mbetet në vullnetin e Kurtit nëse do të punoj me ta

Politikë

Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat dhe zv.ministrat e LDK-së, mbetet në vullnetin e Kurtit nëse do të punoj me ta

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan sot se nuk do t’i tërheq ministrat dhe zëvendësministrat e partisë së tij nga detyra, gjatë kohës sa vendi po përballet me pandeminë.

Ai thotë se mbetet në vullnetin kryeministrit në detyrë se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, “apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti”, shprehet Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM. /Gazeta Sinjali/