image Mustafa ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

Sociale

Mustafa ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

news image

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se vdekja e prindit është e rëndë, e veçmas kur nuk je pranë tyre.

“E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushëllime z.Kadri Veseli, familjarëve dhe miqve të kësaj familje të respektuar”, ka shkruar Mustafa.

Ajshe Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare. Ajo u u varros në fshatin Broboniq të komunës së Mitrovicës./GazetaSinjali/