image Mustafa ngushëllon qeverinë dhe popullin amerikan

Kosovë

Mustafa ngushëllon qeverinë dhe popullin amerikan

news image

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, shpreh ngushëllime për vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave, si pasojë e dy sulmeve në SHBA.

“Shpreh hidhërimin dhe dhembjen e thellë për viktimat dhe familjarët e viktimave që pësuan nga sulmi masiv në Dayton të Ohios dhe në El Paso, Teksas në SHBA”, ka thënë Mustafa, transmeton Sinjali.

Ngushëllimin e ka bërë në emrin e tij dhe të partisë që drejton.

“Në emrin tim dhe të LDK-së, i shpreh ngushllime të thella Qeverisë dhe popullit amerikan. Në këto momente të rënda, jemi me ju”, është shprehur ai. /Sinjali/