image Mustafa: Nëse Kurti nuk do t’i dilte kundër SHBA-së, sot do të ishte kryeminstër

Politikë

Mustafa: Nëse Kurti nuk do t’i dilte kundër SHBA-së, sot do të ishte kryeminstër

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kurti edhe sa ishte kryeministër kishte dyshime për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës.

“Sa i përket Kurit, ai ka krijuar dyshime për Amerikën edhe më herët, pra edhe sa ishte kryeministër. Mirëpo, ai ka gabuar dhe gabon edhe tash sa i përket kësaj çështjeje. Nëse nuk do t’i dilte kundër, sot do të ishte kryeministër”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu ka folur për reciprocitetin ndaj Serbisë. Ai ka thënë se reciprociteti ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit me Vetëvendosjen.

“Futjen e reciprocitetit e kemi pasë në marrëveshje, por kur ka ardhur kërkësa e Amerikës, nuk kemi pasur mundësi të iu themi jo”, ka thënë Mustafa në Radio Televizionin Publik.

Kreu i LDK-së ka shtuar së secila Qeveri e Kosovës duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaSinjali/