image Mustafa në takim virtual me përfaqësuesit ndërkombëtarë - Flet për ndarje të granteve dhe transparencë

Kosovë

Ekonomi/ Mustafa në takim virtual me përfaqësuesit ndërkombëtarë – Flet për ndarje të granteve dhe transparencë

news image

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, Shefen e Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe Drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber.

Sipas komunikatës të kësaj ministrie, temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së.

Mustafa citohet të ketë folur për rinisjen e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një projekti të përbashkët trepalësh, sipas tij, për të ngritur transparencën në ndarjen dhe menaxhimin e granteve dhe subvencioneve të financuara nga buxheti i Kosovës apo donatorët.

“Qëllim i yni i përbashkët është që të menaxhojmë buxhetin tonë në mënyrë transparente për të siguruar që përfitojnë fermerët e vërtetë që punojnë në rritjen e produktivitetit dhe rendimentit të tyre”, citohet të ketë thënë ministri në detyrë.

“Ministri Mustafa i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në sektorin e bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej”, përfundon kumtesa./Gazeta Sinjali/