Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbërritur në selinë qendrore të partisë.
Nuk dihet agjenda e tij, por siç është paralajmëruar (mbase jo sot), Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet për ta shqyrtuar ofertën e fundit të LVV-së që erdhi të hënën në mbrëmje.
Pas publikimit të kësaj oferte që përmbante shtimin e ministrive, ka pasur një përplasje ndërmjet nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.
Duke e quajtur joserioze ofertën e partisë së Kurtit, Veliu hodhi akuza drejt LVV-së duke thënë se po dëshirojnë pushtet absolut dhe se po e nënçmojnë LDK-në.
Pas dy orësh erdhi kundërpërgjigja e Vjosa Osmanit, e cila tha se LVV dhe LDK kanë orientim të përbashkët euro-perëndimor dhe euro-atlantik dhe se duhet të bëhen bashkë. /Gazeta Sinjali/