image Mustafa: Ne nuk i hidhërohemi Kurtit që e quan Qeverinë Hoti si jolegjitime

Politikë

Mustafa: Ne nuk i hidhërohemi Kurtit që e quan Qeverinë Hoti si jolegjitime

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit rreth legjitimitetit të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-kryeministri Mustafa tha se nuk hidhërohet nëse e quajnë jolegjitime këtë Qeveri, përderisa Gjykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të formimit të Qeverisë.

“Ne nuk hidhërohemi nga ajo që ata e quajnë jolegjitime. Gjykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të veprimit të qeverisë, dhe asnjë veprim nuk është kryer jashtë aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa në RTV21. /Gazeta Sinjali/