image Mustafa mohon ekzistimin e marrëveshjes së fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Mustafa mohon ekzistimin e marrëveshjes së fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka përsëritur se ekziston një marrëveshje e fshehtë në dëm të Kosovës, ndërsa kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka mohuar një gjë të tillë.

I pyetur se a ekziston një marrëveshje e gatshme, i njëjti e ka mohuar këtë, duke thënë se kjo nuk është e vertetë.

“Nuk është e vërtetë, nuk ka marrëveshje. I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se qasja e Amerikës ka qenë për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Mustafa në Televizionin Publik.

Ndërsa, sa i përket dialogut Mustafa tha se nuk ka thika, por sipas tij është një takim shumë normal dhe takim civiluzes në të cilin diskutimi do të fillojë nga çështjet më të lehta.

“Nuk ka thika, por është një takim shumë normal dhe takim civilues që mund të fillojmë nga çështjet më të lehta, sepse dialogu nuk mund të fillojë nga temat më të rënda”, ka thënë ndër të tjera Mustafa. /Gazeta Sinjali/.