image Mustafa: Mjekët që 9 muaj nuk kanë jetë private, e ulët të përdhoset kjo punë titanike

Kosovë

Mustafa: Mjekët që 9 muaj nuk kanë jetë private, e ulët të përdhoset kjo punë titanike

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mjekët nëpër spitalet e Kosovës tash e nëntë muaj nuk kanë jetë private, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Mustafës ata nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre, ndërkohë që dikush nga mediat dhe politika po tenton të përdhosë punën e tyre titanike.

Mustafa thotë se ata të cilët po kritikojnë mjekët nuk kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre i kanë pagat disafish më të larta se mjekët.

“Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, larg përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, shkroi ndër të tjera Mustafa në Facebook./Gazeta Sinjali/