Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmanin pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër Qeverisë Kurti.
“Unë nuk kam biseduar me Vjosa Osmanin, jo vetëm me Vjosa Osmanin por me asnjë nga nënkryetarët e LDK-së, sepse po merremi me vetveten më shumë në këtë gjendje pandemike”, u shpreh Mustafa.
Ai gjithashtu deklaroi që votat e LDK-së në kuvend për mocionin e mosbesimit ishin të rëndësishme, pasi që shumica e tyre ishin për rrëzimit të qeverisë.
“Askush nuk i ka thirrur ata që t’iu thotë pse kanë votuar kundër, por a kanë bërë mirë apo jo, relacionin e tyre duhet ta vëmë në raport me relacionin e shumicës. Për mua me rëndësi në këtë rast është që 24 deputetë kanë votuar për. Nuk është fare e rëndësishme për mua që tre deputetë kanë votuar kundër. Kjo është e një rëndësie themelore për mua. Kjo është logjika ime. Është logjikë e shumicës sepse demokracia respekton shumicën”, ka thënë Mustafa në Rubikon./ Gazeta Sinjali/