image Mustafa: Me mendje dhe përjetime jemi së bashku me juve në Shqipëri

Kosovë

Tërmetet/ Mustafa: Me mendje dhe përjetime jemi së bashku me juve në Shqipëri

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot shtetin e Shqipërisë.

Mustafa përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe se i ka shprehur solidarizimin me familjet e viktimave.

Më tutje, i pari i LDK-së ka thënë se anipse fizikisht është në Kosovë, me mendje dhe përjetime është së bashku me ta në Shqipëri.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2545957275470494?__xts__[0]=68.ARCqKdYseVpHXYenCQCrytJsvUvS7vuKopeQvYMcVJt2pcionNId13aiil85EDCdwnuhw1AmXav8Z3r7cm9oeAqahvetqG3v_PQcVYIQxFdw22cKB1yc-0Uip9wtI27Y8Sx1K1Oi81sy1SkkU6pFmbletExGRtZhQiFevmve6y0KxspMq1ENK2_beBSfU2MrMdjKy0tW5HaboXrkPa6DsKrkyvXtCPyZI1QXT9aDZAfijbvvpWybyF6SVJfZ9nbJk2_qRliB6p2sLSC9_ARj6BBXO9BxyN9amyMKdXERZ9kvbxAL7sOLx-qPTzRdiNuSODW6HfklT4fdSk-NAqPZBg&__tn__=-R

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmetet e mëparshme ka shkuar në 16, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/