Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot shtetin e Shqipërisë.
Mustafa përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka biseduar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe se i ka shprehur solidarizimin me familjet e viktimave.
Më tutje, i pari i LDK-së ka thënë se anipse fizikisht është në Kosovë, me mendje dhe përjetime është së bashku me ta në Shqipëri.
Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:
Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmetet e mëparshme ka shkuar në 16, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani.
Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/