image Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Deklaratë/ Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton të rënët e Masakrës së Reçakut.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare.  Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre.

Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot.

Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Sninjali/