image Mustafa: Kurti ka frikë nga dialogu - Sinjali

Mustafa: Kurti ka frikë nga dialogu

news image

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka frikë nga dialogu me Serbinë.

Mustafa ka folur për dialogun dhe qasjen e qeverisë në bisedime. Ai tha se nga ky dialog nuk mund ta dalë askush si hero.

“Albin Kurtin e shoh që ka frikë, sepse çdo njeri që hynë aty nuk mund të del prej dialogut si hero, nëse hyn në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë, atëherë është e pa mundur që vetëm ti si palë t’i realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizuar edhe pala tjetër kërkesat e veta. Në këtë rast nuk mundesh me dal me thënë që vetëm unë jam fitimtar, sepse vetë fakti që është dialog të dy palët i maksimizojnë kërkesat e veta”, tha Mustafa në ATV.

Ai tha se nga bisedimet jo të mira, vendi mund të pësoj.

“Mendoj që ne mund të pësojmë më shumë nga dialogu i keq, sepse nuk shoh që Serbia ka çka të pësojë në këtë pjesë, sepse Serbia në një formë është një shtet i konsoliduar ndërkombëtarisht, anëtare e OKB-së. Ne jemi në një situatë që kemi pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur dhe BE që mban qasje neutrale ndaj statusit”, tha Mustafa.

/GazetaSinjali/ 


Shpërndaje artikullin