image Mustafa: Kurti është i shkathët në propagandë, s'ka referendum me 40% dalje të qytetarëve në votime

Politikë

Mustafa: Kurti është i shkathët në propagandë, s’ka referendum me 40% dalje të qytetarëve në votime

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i shkathët për propagandë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nuk mund të cilësohet referendum rezultati në Podujevë, ashtu siç tha Kurti, pasi që Mustafa thotë se nuk mund të ketë referendum në kohë pandemie, e as për 10 muaj qeverisje.

“Albin Kurti është mjaft i shkathët në propagandë. Referendum me dalje prej 40% të qytetarëve në vota s’ka. Referendum në kohë pandemie natyrisht se nuk ka dhe referendum për dhjetë muaj të qeverisjes së një komune, s’ka. Referendumet janë të tjera, kur del shumica absolute e popullsisë dhe voton për një gjë, mirëpo atij i nevojitet që të krijojë një ambient dhe të bëjë një fushatë për zgjedhjet e tjera”, tha Mustafa në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Lideri i LDK-së thotë se janë gjithnjë të gatshëm që të përballen me VV-në dhe me Albin Kurti.

“Sa i përket së ardhmes në zgjedhje – ne i qëndrojmë ballë Albin Kurtit dhe jemi të gatshëm që çdo ditë, çdo moment të garojmë me votën e qytetarëve”, tha ai./Gazeta Sinjali/