image Mustafa: Kurti dhe Thaçi kanë zhvilluar betejë të paarsyeshme, nuk kishte tentativë për marrje kompetencash

Politikë

Deklaratë/ Mustafa: Kurti dhe Thaçi kanë zhvilluar betejë të paarsyeshme, nuk kishte tentativë për marrje kompetencash

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kryeminstri në detyrë, Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një betejë të paarsyeshme.

Mustafa tha sesa i përket gjendjes së jashtëzakonshme, ai mendon se ka qenë një keqkuptim i madh, pasi sipas tij, nuk ka pasur asnjë tentativë që dikush t’ia marrë kompetencat dikujt tjetër.

Mustafa tha se vendimet e djeshme kanë sjellur diktaturë në Qeverinë e Kosovës.

“Këto i konsidetojmë se kemi një sjellje jo të lirë dhe një sjellje që ka sjellë diktaturë në këtë qeveri, që me çdo kusht duhet të eleminohet. Në disa komuna e në disa pjesë nuk ka pasur nevojë për këto kufizime”, tha Mustafa në rtv21./Gazeta Sinjali.