image Mustafa: Kryesia e LDK-së nesër vendos se kush do të jetë kryeministër

Kosovë

Mandatari/ Mustafa: Kryesia e LDK-së nesër vendos se kush do të jetë kryeministër

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike te presidenti Hashim Thaçi, ka treguar veprimet e ardhshme që do t’i ndërmarrin si parti për formimin e qeverisë së re.

Mustafa ka njoftuar se nesër do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të vendosur për emrin e kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne nesër do ta mbledhim kryesinë ku do të diskutojmë për mandatarin. Do ta konsultojmë Këshillin e Përgjithshëm dhe do ta marrim miratimin e tij. Kur të përfundojë kjo, do ta kemi edhe një cikël me partnerët, e më pas do të argumentojmë te presidenti se e kemi shumicën”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se nuk është e lehtë që ta kryesojnë një qeveri në këtë kohë, por shtoi se “ekzistojmë që t’i shërbejmë vendit, t’i shërbejmë Kosovës dhe demokratizimit të Kosovës”.

Në takimin e sotëm në Presidencë, të gjitha subjektet politike parlamentare u shprehën për formimin e qeverisë së re, me përjashtim të LVV-së, që kërkoi zgjedhje të reja. /Gazeta Sinjali/