Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka marrë pjesë në video-konferencën e organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.
Mustafa në këtë takim ka diskutuar për perspektivat e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-19.
Kreu i LDK-së kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.
“Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës”- njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.
Ai gjithashtu falënderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.
Në Samitin e EPP-së marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor./Gazeta Sinjali/