image Mustafa kërkon nga prokuroria hetimin e "kërcënimit puçist" të Sveçlës ndaj Pacollit

Kosovë

Mustafa kërkon nga prokuroria hetimin e “kërcënimit puçist” të Sveçlës ndaj Pacollit

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kërcënimeve me burgosje që zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme i bëri mbrëmë deputetit Behgjet Pacolli dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa ka kërkuar që Prokuroria të fillojë hetimet për siç e quan ai “kërcënimin puçist” që bëri Sveçla i cili sipas tij është vënë mbi ligjin.

“Të kërcënojë një zëvendësministër në detyrë se do të arrestojë deputetin, që ka legjimitet të përfaqësimit të qytetarëve, është argument se ai është vënë mbi ligjin. Deri më sot, qytetarët i ka arrestuar policia me kërkesë të prokurorit apo në flagrance, por jo me diktate politike të ministrave dhe zëvendësministrave, sepse si të tillë, ata janë të emëruar politik.
Policia drejtohet nga drejtori i policisë, dhe vepron sipas Ligjit për Policinë, nuk drejtohet nga ministri dhe zëvendësministri, qofshin në detyrë apo jashtë detyre. Unë pres që prokuroria ta trajtojë një sjellje të tillë, nëse jo të arsyetojë bazën ligjore të një kërcënimi të tillë puçist ndaj një deputeti”, ka shkruar lideri i LDK-së. /Gazeta Sinjali/