image Mustafa kërkon nga ndërkombëtarët monitorimin e regjistrimit të popullsisë në Luginë

Politikë

Mustafa kërkon nga ndërkombëtarët monitorimin e regjistrimit të popullsisë në Luginë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë Ragmi Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë i cili po tenton ti shtrembëroi shifrat e shqiptarëve.

“Ne dëshmuam se mundemi dhe dimë të realizojmë regjistrim e popullsisë. Shqiptarët në Kosovën Lindore janë mbi 100 mijë”, tha Mustafa.

Ish-kryetari i Preshevës pas deklaratës tendencioze të presidentit të Serbisë ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos e lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit për regjistrimin popullsisë në Kosovën Lindore.

“Kërkoj monitorim në punën e Entit Republikan të Statistikave me përfaqësues shqiptarë gjatë përllogaritjes së rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë”, tha kryetari i PDSH-ë Ragmi Mustafa.

/GazetaSinjali/