image Mustafa ia dërgon Kurtit me shkrim propozimin e LDK-së për bashkëqeverisje

Kosovë

Negociatat/ Mustafa ia dërgon Kurtit me shkrim propozimin e LDK-së për bashkëqeverisje

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dërguar me shkrim propozimin e kësaj partie për bashkëqeverisje, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Zëdhënësi i LDK-së, Besnian Mustafa ka thënë se letra është dërguar me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, kryetari i LDK-së z.Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka thënë ai.

Dje Lëvizja Vetëvendosje publikoi ofertën e re për LDK-në, ku propozohej rritja e qeverisë në 14 ministri.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi publikoi ofertën e re të LVV-së pas së cilës nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani u përplasën virtualisht.

Veliu e quajti joserioze oferën dhe hodhi akuza drejt LVV-së duke thënë se po dëshirojnë pushtet absolut dhe se po e nënçmojnë LDK-në.

Pas dy orësh erdhi kundërpërgjigja e Vjosa Osmanit, e cila tha se LVV dhe LDK kanë orientim të përbashkët euro-perëndimor dhe euro-atlantik dhe se duhet të bëhen bashkë. /Gazeta Sinjali/