image Mustafa i uron shërim kryeministrit britanik: Bota ka nevojë për njerëz të tillë

Aktualitet/ Mustafa i uron shërim kryeministrit britanik: Bota ka nevojë për njerëz të tillë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po trajtohet në intesiv.

“E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të prekur nga Covid -19”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK-së, uroi shërim të shpejtë për kryeministrin britanik, për të cilin tha se ka nevojë bota.

“Uroj që sa më shpejtë të shërohet dhe të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij dhe vendin mik të Kosovës. Bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, me plotë energji pozitive dhe forcë”, shkroi ai.

Johnson u dërgua në spital ku po trajtohet me terapi intesive, dhjetë ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirus./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2824173814315504?__xts__[0]=68.ARBOH-JJLLRfb86uV_zCz5ZPQTAFQbU0KyBy9OD7hvmbvD0xEwAdFHU3wO_VO_HhHHFnTR92SlpvoFeTXO_bPnVvmMc-APuckbmx574H2kWisHT40LjC-NRgPFfDVXbRF2K0bnX1In6SLsCKKKJj7NQzZEEM4FNsna_RVaGEDRjbsC6-m269-XU73cdZG7o5JjHADV3bSpJ20ZprzW7nMsP7q7IYj9KaDUq8Vv6hIOp-NPUBG7ny6xNupzGV3YG0EgnT-5vPzZIpTTsKTL50AWNcGopyKReKrgCmgPdfvui10bwP_kmfSUR5NIM0CmqAulHMgeXNBvOKeaixh7FNDg&__tn__=-R