image Mustafa: Haradinaj duhet të ketë pak etikë dhe sinqeritet

Kundërpërgjigje/ Mustafa: Haradinaj duhet të ketë pak etikë dhe sinqeritet

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Daut Haradinajt të AAK-së.

Haradinaj deklaroi se “ideja për shkëmbim territoresh ka lindur në qeverisjen e Isa Mustafës”.

Mustafa ka shkruar se ide të tilla gjatë qeverisjes së tij nuk janë shtruar dhe trajtuar asnjëherë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa.

Ai tutje ka thënë se e kupton frustrimin e Haradinajt para zgjedhjeve, por i ka sygjeruar atij që ta ketë një minimum etike dhe sinqeriteti.


“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se nuk mahnitet me Daut Haradinajn dhe me etiketimet e tij “si të shkretë apo të mjerë”, duke shtuar se është lideri i partisë më të fuqishme në vend. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2406289149437308