Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se situata për koronavirusin duhet të menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit.
I pari i LDK-së përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se si kurrë më parë është koha që Presidenti, Parlamenti e Qeveria të komunikojnë mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.
Më tej, ai ka thënë se shpërndarja e virusit në ditët në vijim mund të jetë me proporcione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll.
Në Kosovë, aktualisht me koronavirus janë konfirmuar 16 raste./Gazeta Sinjali/