Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, para pak minutave ka mbërritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pas pak pritet të nisë takimin me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa para se të hynte në objektin e Kuvendit , u deklarua shkurtimisht para mediave, shkruan Gazeta Sinjali.
“Po mundohemi me arrit marrëveshjen”, citohet të ketë thënë i pari i LDK-së.
Ndërkohë, në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht është duke u mbajtur mbledhja e Albin Kurtit me grupin punues.
Takimi mes Mustafës dhe Kurtit pritet të nisë në orën 15:30./Gazeta Sinjali/