image Mustafa e sfidon Vjosa Osmanin: Provoje pa LDK dhe do ta shoh se sa vota do të marrësh

Politikë

Mustafa e sfidon Vjosa Osmanin: Provoje pa LDK dhe do ta shoh se sa vota do të marrësh

news image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk do të mund të marrë votat e mëhershme nëse do të sprovojë veten jashtë kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se Osmani nuk është përjashtuar nga partia, porse ajo duhet ta di se votat që ka fituar kanë qenë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Osmani ta provojë veten pa LDK dhe do ta shoh sa vota do të ketë. Unë dyshoj se ajo do të marrë vota pa LDK-në. Tash e ka shansin të marrë vota të qytetarëve dhe le ta shoh sa vota merr kur e ka besimin e LDK-së dhe kur nuk e ka besimin e LDK-së”, tha Mustafa në Klan Kosova.

/Gazeta Sinjali/