image Mustafa e pyet Kurtin: "Vajit çka më i ba, boss? Ku me qu?!"

Politikë

Mustafa e pyet Kurtin: “Vajit çka më i ba, boss? Ku me qu?!”

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pas ritjes së çmimit të vajit në 3 euro e 49 cent.

Komenti i tij lidhet me deklaratën e Kurtit, i cili tha kërkoi nga qytetarët që ta dërgojnë miellin në furra, nëse kanë shumë rezerva.

“Vaji: pardje 1,59; dje 2,39; sot 3,49.

Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare “qojeni miellin në furra” dhe “kjo është kostoja e lirisë”.

Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!“, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, çmimet e produkteve elementare po vazhdojnë të rriten çdo ditë në Kosovë, duke bërë që qytetarët të ankohen për gjendjen e tyre sociale.

Lexues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi nga marketet në Kosovë, të cilat tregojnë se çmimi i vajit tashmë ka arritur në 3,49 euro.

Përpos vajit rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si bukë, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

/GazetaSinjali/