image Mustafa e konfirmon dorëheqjen, thotë se do ta thërras Kuvendin e LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri

Mustafa e konfirmon dorëheqjen, thotë se do ta thërras Kuvendin e LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri

news image

Isa Mustafa ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja, raporton Gazeta Sinjali.

Mustafa në një konferencë për media tha se do ta thërras Kuvendin e LDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Është një afat 60 ditë por do ta bëjmë shumë më shpejtë, që LDK-ja ta ketë prapë një kryetar të ri”, tha ai.

Mustafa tutje ka thënë se e bartë një përgjegjësi për rënien e LDK-së.

Do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet përmes Kryesisë. Unë barti një përgjegjësi pas kësaj që na ka ndodhur, dua ta ruaj LDK-në dhe dua që LDK-ja të fuqizohet. I duhet Kosovës dhe na duhet neve. Unë kur e thërras Kuvendin i bie që unë dorëhiqem dhe do të ketë kryetar të ri”, shtoi tutje Mustafa.

/Gazeta Sinjali/