Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur deklaratave të kundërkandidatit të tij, Lumir Abdixhiku, se kandidimi i tij ka qenë i befasishëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se kandidimi i tij për të parin e LDK-së është i natyrshëm, pasi që të gjithë janë pjesë e LDK-së.
“Natyrisht ne gjithë jemi një ekip, ekipi LDK. Unë, Lumiri, Lutfiu dhe të gjithë të tjerët jemi ekipi i LDK-së”, tha Mustafa.
Ai tha se kandidimi i tij është insistim që të thyhet heshtja në LDK.
Mustafa tha se LDK-ja duhet të rikthehet.
“Duhet të rikthehemi në themelet tona, në vizionin tonë”, tha ai para gazetarëve./Gazeta Sinjali/